Itinerari i ceremonisë komemorative për Ismet Bogujevcin

13 maj 2021 | 23:25

Sot, më 13 maj 2021, ka ndërruar jetë figura e çmuar e kulturës kosovare, doajeni i muzikës popullore dhe folklorit shqiptar, Ismet Bogujevci.

Për të nderuar figurën dhe punën e të ndjerit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me institucionin i Ansamblit të Këngëve dhe të Valleve “Shota”, do të organizojë një ceremoni komemorative nesër më datë 14 maj 2021.

Itinerari për ditën e nesërme është si në vijim:

11:00 – 11:15.- Parakalimi i veturës së funeralit përmes sheshit Zahir Pajaziti deri në Teatrin Kombëtar; 11:30 – 14:00.

Ceremonia zyrtare e homazheve në Teatrin Kombëtar nga delegacionet shtetërore dhe komuniteti; Varrimi i të ndjerit bëhet në ora 16:00 në varrezat e qytetit në Arbëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli ende ka shpresa për të siguruar një vend që…