Iu dha lamtumira e fundit pesë anëtarëve të familjes Sadikaj nga Suhareka
10 korrik 2018
| 18:09
Të martën janë përcjellë për në banesën e tyre të fundit, pesë anëtarët e familjes Sadikaj nga Komuna e Suharekës të cilët humbën jetën pas një aksidenti fatal.
Familjarë e miq të shumtë qenë të pranishëm në ceremoninë e varrimit të pesë trupave të pajetë, të cilët vdiqën tragjikisht të dielën pas një aksidenti trafiku në magjistralen Suharekë-Duhël.
Të aksidentuarit ishin nëna, një çift bashkëshortor dhe dy fëmijë.
Ngasësi tashmë i ndjerë bashkë me familjen e tij kishin ardhur nga Zvicra për pushime në Kosovë.