Iu dha lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së, Haki Limani

06 prill 2025 | 14:29

Të dielën nëFerizaj është mbajtur një mbledhje komemorative në kujtim të jetës dhe veprës së luftëtarit të lirisë, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haki Limani, i cili pas një sëmundje është ndarë nga jeta ditën e djeshme.

Në këtë mbledhje komemorative të pranishëm ishin qindra qytetarë, familje të dëshmorëve, invalidë e veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësues të institucioneve lokale dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj.

“Duke i përcjellë ngushëllimet familjes, bashkëluftëtarëve e miqve të të ndjerit, në emër të kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, të pranishmëve iu drejtua, shefi i kabinetit të kryetarit, Albion Sherifi, Luan Jahiri – nënkryetar i OVL-UÇK në Ferizaj dhe ish-komandanti i kundërajrorëve në Brigadën 138 ‘Agim Ramadani’ dhe kolonelja Shiqere Maloku, të cilët evokuan kujtimet për të ndjerin, kontributin e tij në luftën çlirimtare, trimërinë e qëndresën që e shquante veteranin e UÇK-së, Haki Limani – komandant Plaku, i cili ishte luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kuadër të Brigadës 138 ‘Agim Ramadani’ në Koshare”, ka njoftuar Komuna e Ferizajit.

Ndërsa në emër të familjes, të pranishmit i falënderoi për pjesëmarrje në këtë mbledhje komemorative, Shabi Limani, i cili gjithashtu ka njoftuar se varrimi i veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haki Limani, do të bëhet ditën e sotme në Kompleksin Memorial te varrezave të veteranëve në Koshare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse ndodhet pas hekurave, Ilir Meta vijon të mbetet…