
Iu drejtua bankinës së Galatasarayt me frazën “kërceni si majmunë”; dënohet Mourinho
Katër ndeshje pezullim për Jose Mourinhon. Ky është vendimi i Federatës Turke të Futbollit pas polemikave të forta që shpërthyen pas derbit të Stambollit mes Fenerbahçes dhe Galatasaray. Klubi kampion në fuqi e akuzoi “Special One” për racizëm, pasi ai iu drejtua bankinës së Galatasaray me frazën “kërcenin si majmunë”.
Trajneri portugez është pezulluar 2 dy ndeshje për këtë deklaratë të dyshuar si raciste, edhe 2 të tjera për fjalët e drejtuara ndaj gjyqtarit të katërt, të cilit i sugjeroi “të merrte shembull nga arbitri Vincic”, slloveni që ishte caktuar si kryesor për këtë sfidë.
Në konferencën për shtyp, Mourinho kishte deklaruar për kundërshtarin se “kërcenin si majmunë”, duke iu referuar një proteste të bankinës së Galatasaray në minutat e para të ndeshjes. Një frazë pa dyshim e papërshtatshme dhe që ndoshta nuk kishte qëllim diskriminues, por Federata Turke e Futbollit vendosi të veprojë ashpër: “Special One” është pezulluar për 4 ndeshje. Në vendimin e federatës ka ndikuar edhe një episod tjetër: Mourinho pranoi në konferencë se kishte shkuar në dhomën e gjyqtarëve pas ndeshjes dhe i ishte drejtuar gjyqtarit të katërt turk me fjalët: “Nëse ti do të ishe gjyqtar kryesor, do të ishte një katastrofë”.