Iu gjetën vazo me kanabis në banesë, lirohet nga burgu këngëtarja Enca Haxhia

14 shtator 2023 | 12:27

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia këngëtaren e njohur, Enca Haxhia. Gazetari Ermal Vija raporton se togat e zeza i caktuan masën ‘detyrim paraqitje’. Këngëtarja u arrestua tre ditë më parë për drogë.

Asaj iu gjetën pesë vazo me kanabis në banesë. Pas arrestimit, këngëtarja tha se është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak. Bashkë me këngëtaren u ndalua edhe i dashuri i saj.

Por ky i fundit u la i lirë më pas. Banesa e këngëtares ndodhet në periferi të Tiranës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëtimi pa viza në Bashkimin Evropian do të ketë efekt…