Iu kanë përzier gjërat Hakiut të “Rockfeller”-it
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit Haki Abazi, pas paraqitjes së djeshme të punëve të kryera nga Qeveria në detyrë e Kosovës. Haxhiu ka thënë se, edhe pse ka qenë i detyruar, kryeministri në detyrë nuk e ka sjellë asnjëherë programin qeverisës para deputetëve. Ajo e ka kritikuar qeverinë për mbledhjen e mbajtur dje, në të cilën thotë se e ka lavdëruar vetveten.
“Për çfarë programi qeverisës po flet Haki Abazi? Për programin e premtuar të KM në largim të cilin nuk e solli të plotë asnjëherë para deputetëve. E që në fakt ishte i obliguar. Në vend se të merret me pandeminë dhe me situatën e vështirë nëpër të cilët po kalojnë qytetarët këto ditë, Qeveria e Kosovës e paska bërë një mbledhje për t’u vetlavdëruar. Madje, Haki Abazi paska marrë guximin që të lavdërohet për ‘programin qeverisës’ dhe publikimin e tij në ‘afat rekord’ si dhe për ‘keqpërdorimin e parasë publike’. Hakiu me gjasë ka harruar se qeveria që udhëhiqet nga partia e tij, programin qeverisës, i cili edhe ashtu nuk është as gjysmak, e ka sjellë kush e di sa kohë pas themelimit të qeverisë. Për më tepër, përderisa këta lavdëroheshin se kinse me qeverinë e re nuk do të paguhej rryma në veri, por që nuk e ndalen dot, tash flasin edhe për ‘keqpërdorimin e parasë publike’. Kjo u konfirmua edhe nga zëdhënësi se pagesa po bëhet, përkundër që dokumentet nuk po publikohen. Apo iu kan pëzier gjërat Hakiut të Rockfeller-it, tek flet për keqpërdorimet e pozitës zyrtare dhe parasë publike, sepse mendjen veç aty e ka. Haki, një qytetar i rëndomt i Kosovës kur e mendon hipokrizinë, rrallë që nuk i shkon mendja tek ti”, ka shkruar Haxhiu.
(B. D.: ‘Epoka e re’)