Iu konfiskuan dy iPad-at e fëmijëve gjatë bastisjes, Behrami i drejtohet me e-mail Speciales: Kur do t’ua ktheni?
01 nëntor 2023
| 13:53
Zyra e Prokurorit të Specializuar tash e tri ditë është duke zhvilluar bastisje në Kosovë.
Cak i këtyre bastisjeve këto ditë kanë qenë ish-këshilltarët e ish-presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shala, Bashkim Smakaj, Artan Behrami dhe Ismail Syla.
E ish-këshilltari i Thaçit, Artan Behrami banesa e të cilit u bastis dje nga ZPS-ja, ka treguar se gjatë kësaj bastisje iu konfiskuan edhe dy iPad-at e fëmijëve të tij.
Ai ka publikuar një e-mail të cilin ia ka drejtuar Gjykatës Speciale derisa i ka pyetur se kur do t’ua kthejë iPad-at fëmijëve të tij.