Iu nxi lëkura nga Covid-19, ndërron jetë një nga mjekët kinezë
03 qershor 2020
| 10:05
Një nga mjekët kinezë që pati një nxirje lëkure nga trajtimi kundër koronavirusit, ka ndërruar jetë për shkak të Covid-19.
Sipas AFP, Hu Weifeng, urolog në Spitalin e Wuhanit, qyteti i origjinës së pandemisë, ndërroi jetë të premten pas 4 muaj beteje me koronavirusin.
Mjeku u bë i njohur në të gjithë botën pasi mediat kineze treguan foto të tij ku shihej me lëkurë të nxirë. Mendohet se ndryshimi i ngjyrës së tij erdhi për shkak të ilaçeve që u përdorën për të mposhtur sëmundjen, që shtuan melaminën.
Edhe kolegu i tij, Yi Fan, i cili gjithashtu pati nxirje të lëkurës, u shërua dhe sot ka ngjyrën që kishte përpara infeksionit.
Në total, nga koronavirusi në Kinë kanë humbur jetën 4634 persona.