Iu paraqit si hoxhë për hajmali, shfrytëzoi gruan seksualisht për 6 vjet
Policia e Kosovës e ka arrestuar një burrë 70-vjeçar, i cili për gjashtë vjet me radhë, duke iu paraqitur si hoxhë, e kishte shfrytëzuar seksualisht një grua nga Prishtina Sipas burimeve të Reporteri.net, rasti është lajmëruar dje nga gruaja me inicialet Z. K.
Ngjarja kishte filluar në vitin 2014, kur gruaja kishte shkuar te qytetari Bislim Goliqi nga Prishtina, i cili i ishte paraqitur asaj si hoxhë që shkruante hajmali.
“Viktima ka raportuar e i dyshuari Bislim Goliqi, i cili iu ka prezantuar si hoxhë që merret me hajmali. Sipas viktimës, ajo kishte shkuar te ky person për një hall të vetin dhe pastaj i dyshuari e ka shfrytëzuar seksualisht prej vitit 2014 duke e dërguar nëpër motele”, thotë ky burim i Reporteri.net.
Kur gruaja kishte dashur ta ndërpresë këtë marrëdhënie, por i dyshuari kishte shkuar dhe e kishte kërcënuar atë dhe familjarët e saj, duke ua kërkuar të gjitha paratë që i kishte shpenzuar me të. “Pasi viktima nuk ka dashur të vazhdoj me këtë person, i dyshuari ka kanosur viktimën dhe familjarët e saj duke i kërkuar që viktima t’ia kthente të gjitha paratë që i kanë harxhuar së bashku”, ka thënë ky burim.
Në konsultim me prokurorin kujdestar rasti iniciohet si kanosje dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.