Iu përmend emri në aktakuzën ndaj Mustafës, ja çfarë thotë “Bimi”
25 shtator 2020
| 00:12
Pas aktakuzës së Salih Mustafës, Gjykata Speciale ka lëshuar dokumentin ku përmenden edhe disa nofka të personave, të cilët thuhet se janë të përfshirë në rastin e tij.
Ndër ta ishte edhe personi me pseudonimin “Bimi”, teksa personi që qëndron prapa kësaj nofke është Brahim Mehmetaj, drejtor i Pronës në Komunën e Prishtinës, njëherit kryetar i degës së AAK-së në Prishtinë.
Indeksonline ka kontaktuar me të, i cili konfirmoi se nofka “Bimi” është e tij, ndërsa aktakuza nga Gjykata nuk i është ngritur ende.
“Po nofka “Bimi” ka qenë gjithmonë e imja, ndërsa aktakuza zyrtarisht nuk më është ngritur akoma”, u shpreh shkurt Mehmetaj.