Iu tha po rreni, opozita ia ndërpret fjalën zëvendëskryeministrit Bislimi
20 janar 2022
| 11:41
Deputetët e opozitës me rrahje të tavolinave ia kanë ndërprerë fjalën zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, pasi ky i fundit iu drejtua opozitës me fjalët “po rreni”.
Në fjalën e tij në Kuvend, ai ka akuzuar partitë opozitare se po manipulojnë me shifrat për ngritje të çmimit të rrymës.
“U mbytëm duke iu thënë po rreni, ju prapë po rreni”, ka thënë Bislimi.
Kjo ka nxitur reagimin e opozitës, që me zhurmë ia ndërpreu fjalën Bislimit.
Kurse, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka kërkuar respekt brenda Kuvendit e shtoi se nuk ia propozon askujt fjalët e tilla. “Ju lutem respektojeni njëri tjetrin kur të flisni. Është e vërtetë që fjala gënjeshtër është përdor shpesh në parlament dhe nuk ju kisha propozua askujt me përdor”, deklaruar Konjufca.