“IuteCredit” e dërgon në arbitrazh shtetin e Kosovës

26 tetor 2020 | 15:04

Institucioni mikrofinanciar “IuteCredit” e ka dërguar në arbitrazh shtetin e Kosovës.

Këtë e ka bërë me dije ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili ka thënë se dikasteri të cilin ai e drejton do t’i ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm ligjor lidhur me këtë çështje.

“Avokati i Shtetit kërkon që sa më shpejt të merret vendimi për procedurat në mënyrë që afatet ligjore të Tribunalit të mos na ndëshkojnë. Askush nuk mund të përfitojë duke dëmtuar qytetarët, por as duke shkelur ligjin që është në fuqi”, ka shkruar Selimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Muaj më parë, Banka Qendrore e Kosovës ka marrë vendim që të mbyllë dy institucione mikrofinanciare, ndër to “IuteCredit”.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, pati treguar sesi “Iute Credit” dhe “Monego” kanë shfrytëzuar kushtet e vështira financiare të kosovarëve, duke aplikuar kredi të shpejta me norma të pabesueshme të interesit.

Veprimtaria e tyre në këtë formë ka vazhduar deri tash, përkundër gjobave të shqiptuara dhe urdhrit të dhënë nga BQK-ja.

Ka pasur raste kur norma e interesit ka shkuar deri në 1 000 për qind. Sipas vlerësimit të guvernatorit, veprimtaria e këtyre dy institucione mikrofinanciare ka rrezikuar stabilitetin financiar në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krijimi i linjave të komunikimit dhe bashkëpunimi reciprok, përkrahja për…