Ivanka Trump dhe sheiku i PSG-së vizituan Shqipërinë, dalin fotot

22 shtator 2021 | 08:13

I ftuar në emisionin “Opinion” ka qenë Auron Tare një historian, gazetar dhe menaxher i trashëgimisë kulturore shqiptare i cili ka treguar se në fund të korrikut kanë vizituar Shqipërinë, Ivanka Trump dhe Jared Kushner së bashku me disa personazhe të tjerë midis së cilëve ka qenë edhe Nasser Al-Khelaifi.

Nasser Al-Khelaifi është presidenti i PSG-së klubit më të pasur të globit dhe një prej njerëzve më të pasur.

Vizita e tyre në Shqipëri nuk është bërë aspak mediatike dhe sipas tij gjatë qëndrimit të tyre 5-6 ditor nuk arriti t’i njihte askush.

Auron Tare: Kanë ndenjur 5-6 ditë. Erdhën nëpërmjet një mikut tim dhe qëndruan në jaht dhe jo hotel. I pëlqeu sigurisht, Shqipëria është interesante. Para se të iknin në Korfuz, erdhën në Butrint dhe vende si Butrinti janë vende të jashtëzakonshme për t’i dhënë një tjetër mesazh këtyre njerëzve.

Blendi Fevziu: Në fakt ata zbritën në Tiranë apo jo dhe e bënë me jaht gjithë bregdetin shqiptar.

Auron Tare: Po nga Kepi i Rodonit, në Sazan, Porto Palermo dhe më poshtë.

Blendi Fevziu: Çfarë vizituan në brendësi të territorit?

Auron Tare: Të gjitha, i çova në Qeparo për punën George Tenet që ka një shtëpi dhe për fshatin, por edhe për t’i thënë që ai është shqiptar dhe jo grek siç kanë thënë.

Blendi Fevziu: I njohu njeri?

Auron Tare: Jo fare. Vizituan Sazanin, Porto Palermon, Qeparoin dhe në fund fare Butrintin. Bëmë një fluturim me helikopter deri në Leusë të Përmetit, një pjesë e malit po digjej atje, ishte koha e flakëve, fluturuam deri afër në kufi me Greqinë dhe u kthyem.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shtetas serb dyshohet se e ka marrë peng një…