Ivanka Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan, apartamente nga 1400 dollarë nata

04 korrik 2024 | 21:18

Vajza e ish-presidentit të SHBA-së Ivanka Trump ka treguar detaje lidhur me projektin e bërë publik pak kohë më parë nga bashkëshorti i saj Jared Kushner për ndërtimin e një kompleksi vilash luksoze në Sazan të Shqipërisë.

Vajza e Donald Trump gjatë një interviste në podkastin e Lex Friedman, cituar nga The Express Tribune, tha se në ishullin prej 1400 hektarësh në Mesdhe “do të sjellin arkitektët më të mirë dhe markat më të mira”.

Sipas saj, ky projekt drejtohet nga “brand”-i super luksoz “Aman” dhe do të shërbehet ushqim nga menyja më e famshme botërore, “Carbone”, pjesë e “Major Food Group”, e cila është e njohur për klientelën e saj të famshme.

“Brand”-i “Aman”, i cili krenohet me mbi 30 investime në 20 vende, frekuentohet nga të famshëm si Bill Gates, Mark Zuckerberg, Kardashians, Angelina Jolie, David Beckham, George dhe Amal Clooney, Tom Hanks etj. Dhomat në “Aman” zakonisht kushtojnë rreth 1.400 dollarë për natë, me vila me çmim 50.000 dollarë.

Pak muaj më parë kryeministri Edi Rama konfirmoi projektin për transformimin e ishullit të Sazanit nga dhëndri i ish-presidentit Trump, Jared Kushner. /EuronewsAl

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka uruar ShBA-të në përvjetorin…