Ivanka Trump mbyll brendin e saj të modës
Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, ka vendosur të mbyllë brendin e saj të modës.
Kjo ndodh më shumë se një vit pasi ajo është ndarë nga kompania për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë si këshilltare e lartë.
Zonja Trump ka nisur brendin e saj në vitin 2014, por pas zgjedhjes së babait të saj president, është thënë se është përballur me bojkot nga blerësit.
Një zëdhënës i kompanisë ka thënë se vendimi “nuk ka të bëjë fare me performancën e brendit dhe bazohet vetëm në vendimin e Ivankës për të qëndruar në Uashington”.
Pas 17 muajsh në detyrën e saj në Shtëpinë e Bardhë, zonja Trump ka thënë se nuk e di se “kur apo nëse do të kthehet ndonjëherë më në biznes”.
Dy shitës të mëdhenj, “Nordstrom” dhe “Hudson’s Bay” e kanë hequr brendin Ivanka Trump nga qarkullimi, duke përmendur shitjet e dobëta.
Kompania e zonjës Trump është private dhe nuk nxjerr shifra të shitjeve.