Ivanka Trump merr gjithë vëmendjen e pushuesve në plazh

30 maj 2022 | 11:36

Vajza e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Ivanka, është fotografuar së fundmi teksa shijonte rrezet e diellit me familjen e saj.

40-vjeçarja është parë duke u argëtuar me bashkëshortin, Jared Kushner dhe djemtë e tyre, Joseph 8 vjeç e Theodore 6 vjeç, në plazh në Miami.

Ivanka, e cila ka shërbyer si këshilltare në Shtëpinë e Bardhë nën administrimin e babait të saj, dhe 41-vjeçari, i cili ka qenë ish-këshilltar i presidentit Trump, u shfaqën në super formë.

Nga ana tjetër, vajza 11-vjeçare e çiftit, Arabella, nuk iu bashkua familjes për daljen e së dielës.

Nëna e tre fëmijëve kishte veshur një veshje plazhi me dantella të bardhë që i binte pak mbi gjunjë, teksa ecte zbathur. Ajo e kompletoi look-un e saj duke vendosur syze dielli të zeza dhe një kapele elegante prej kashte për t’i hijezuar flokët e saj bionde.

Ndërsa Jared kishte veshur një palë pantallona të shkurtra të zeza dhe një kapele të zezë bejsbolli.

E veshur me të bardha, Ivanka Trump merr gjithë vëmendjen eE veshur me të bardha, Ivanka Trump merr gjithë vëmendjen eE veshur me të bardha, Ivanka Trump merr gjithë vëmendjen eE veshur me të bardha, Ivanka Trump merr gjithë vëmendjen eE veshur me të bardha, Ivanka Trump merr gjithë vëmendjen eE veshur me të bardha, Ivanka Trump merr gjithë vëmendjen eE veshur me të bardha, Ivanka Trump merr gjithë vëmendjen e

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër (UKSHFZ) në…