Ivanka Trump mund të zëvendësojë Nikki Haleyn si ambasadore në OKB
Sipas shtypit amerikan, Ivanka Trump, vajza këshilltare e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, mund të jetë një nga zëvendësueset e mundshme të Nikki Haleyt si ambasadore e SHBA-së në OKB.
Ish-Ambasadorja e SHBA-së në OKB foli me superlativa për Ivankën dhe bashkëshortin e saj Jared Kushner, gjithashtu këshilltar i Trump, teksa komunikoi në zyrën ovale dorëheqjen e saj.
Zëvendëskryetarja e Sigurisë Kombëtare, Dina Powell, është një tjetër kandidaturë e mundshme. Ajo e kaloi fundjavën e fundit në varkën e Haley dhe familjes së saj në Karolinën e Jugut.
Një konkurrent i tretë, sipas mediave amerikane, mund të jetë Richard Grenell, ambasadori amerikan në Gjermani, i cili kaloi tetë vjet në misionin amerikan në Kombet e Bashkuara.
Në Berlin ai mbajti një profil të lartë, duke u shfaqur në mediat konservatore në mbështetje të fortë dhe të hapur të politikës së jashtme të manjatit.
Ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, dha sot dorëheqjen dhe Presidenti i SHBA Donald Trump e pranoi atë.
Lajmi fillimisht u raportua nga faqja e internetit Axios, duke folur për një takim midis ish-guvernatores së Karolinës së Jugut dhe manjatit në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Më pas kjo u zyrtarizua në një konferencë të përbashkët për mediat.