Ivanka Trump shkel karantinën për të festuar Pashkët hebraike (Foto)

18 prill 2020 | 09:44

Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka, dhe bashkëshorti i saj Jared, janë larguar nga shtëpia e tyre në Uashington për t’u mbledhur bashkë me fëmijët në një klub golfi, pronë e familjes në Nuu Xhersi.

Udhëtimi nuk ishte aspak një rast urgjence, shkruan “New York Times”, por ishte një udhëtim “qejfi” i familjes Trump-Kushner, për të festuar bashkë me tre fëmijët, Pashkët hebraike. Pas darkës burimet thonë se bashkëshorti Kushner është rikthyer në Uashington, ndërsa Ivanka me fëmijët qëndruan në Nju Xhersi, e duke qenë se klubi i golfit është i mbyllur për publikun, është një vend i sigurt për familjen.

Vetëm një muaj më parë vajza e presidentit, njëkohësisht këshilltare e tij, postoi një video në rrjetet sociale ku i kërkonte amerikanëve të respektojnë distancën sociale pasi kështu shpëtojnë jetë njerëzish.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politologu Ramush Tahiri thotë se Qeveria në detyrë e ka…