Ivanka Trump tërheq vëmendjen teksa luan futboll amerikan
Ivanka Trump tërhoqi vëmendjen e plazhistëve në Majami, pasi u shfaq tepër elegante teksa luante futboll me fëmijët e saj, në ditën e parë të vitit 2022.
Vajza e ish-presidentit Donald Trump, ishte veshur thjesht, me një fustan të zi, por dukej mjaft bukur teksa dyluftonte me fëmijët për të shënuar pikët në rërën e bardhë të plazheve të Floridës. Në ndeshjen e improvizuar mori pjesë vetëm djali 8-vjeçar, Joseph Frederick Kushner, ndërsa vajza 10-vjeçare Arabella Rose Kushner dhe 5-vjeçari Theodore James Kushner, nuk u shfaqën krah të ëmës duke luajtur.
Ivanka konsiderohet si fëmija e preferuar e Donald Trump, sidomos pas emërimit të saj si këshilltare gjatë kohës që ai ishte president i Shteteve të Bashkuara e madje u përfol edhe se do të emërohej prej tij edhe si ambasadore e SHBA në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Një natë më parë, babai i saj dhe ish-Zonja e Parë Melania Trump, kishin organizuar festën e Vitit të Ri në Mar-a-Lago, ku ata që nuk kishin siguruar dot ftesë duhet të paguanin biletën prej 1000 dollarësh për person. Në festë morën pjesë disa miq të Trump, si Rudy Giuliani, kngresmeni Matt Gaetz, dhe djali i ish-presidentit, Eric.
Të gjithë në festë nuk u duk për asnjë moment se respektuan masat anti-Covid. Por Florida është një ndër shtetet amerikane me numrin më të madh të rasteve të reja në vend, kryesisht për shkak të përhapjes së variantit Omicron të koronavirusit. Gjatë javës së kaluar, mesatarja ditore e rasteve ishte mbi 26 mijë. Autoritetet kanë bërë thirrje që të mos organizohen grumbullime masive, por të paktën për Vitin e Ri, pak vetë ia vunë veshin. Në sallën kryesore në Mar-a-Lago, ku u organizua festa e Donald Trump, kishin rreth 700 persona.