Ivanoviqi u vra para selisë së partisë së tij
16 janar 2018
| 10:27
Lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” [SDP] në Kosovë, Oliver Ivanoviq, ndërroi jetë pas një sulmi të armatosur kundër tij, mëngjesin e sotëm.
Vdekjen e Ivanoviqit po ashtu e konfirmoi për “Radion Evropa e Lirë” Shyqri Syla, kryeprokuror i Prokurorisë në Mitrovicë.
“Ivanoviq është vrarë para selisë së partisë së tij dhe nga plagët e marra, ai ka vdekur”, ka thënë Syla.