
Ivica Daçiç e fut në listë zgjedhore nipin e Sllobodan Millosheviçit
Pjesë e listës zgjedhore të Partisë Socialiste të Serbisë, e cila udhëhiqet nga ministri i Jashtëm i serb, Ivica Daçiç, do jetë edhe Marko Millosheviç, nipi “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviçit.
Ndërsa lista zgjedhore do të quhet “Ivica Daçiç– kryeministër”, shkruajnë mediat serbe.
Marko Millosheviç, u shfaq në publik për herë të parë pas më shumë se 20 vitesh.
Ai u filmua në zbulimin e një monumenti të babait të tij, në shoqërinë e Alexander Zaldastanov i njohur si Kirurgu, një bashkëpunëtor dhe mik i ngushtë i Vladimir Putinit dhe udhëheqësi i grupit të motoçikletave të panjohura “Ujqërit e natës”.
Mediat serbe shkruajnë se Millosheviç kur kishte humbur zgjedhjet kishte thënë se po largohet nga politika pikërisht për shkak të nipit të tij Marko i Riu.
Partia që aktualisht udhëhiqet nga Ivica Daçiç është e njëjta që në vitin 1990 ishte themeluar nga Slobodan Millosheviç.
Në fillim të këtij muaji, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe kryetari i Parlamentit Vladimir Orliç, njoftuan për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në disa qytete dhe komuna, përfshirë në kryeqytetin serb, Beograd.
Zgjedhjet do të mbahen më 17 dhjetor të këtij viti. Me shpalljen e zgjedhjeve, fushata parazgjedhore zyrtarisht ka nisur në Serbi. Fushata do të zgjasë deri mesnatën e 14 dhjetorit, kur do të nisë heshtja zgjedhore.