Izet Abdyli boton librin e 17

17 janar 2023 | 14:11

Ka dalë nga shtypi libri i 17 me radhë i autorit Izet Abdyli.

“Ky libër i Izet Abdylit përmban publicistikë të përbërë (udhëpërshkrime dhe rrëfime) dhe krijimtari nga letërsia artistike (tregime). Shtegtimet e tij dhe të shokëve të tij nëpër vise të ndryshme shqiptare, edhe bisedat e tyre për tema të ndryshme, janë trajtuar shkurt dhe gjatë. Ka, në këtë libër, edhe copëza të rrëfimeve e të përjetimeve nga jeta e autorit që nga mosha e rinisë e deri në ditët e sotme. Abdyli me udhëpërshkrimet për viset shqiptare ka hartuar një guidë të vogël për turistë, ndërsa me rrëfimet dhe tregimet ka shpalosur dromca të historisë së Kosovës, të vetat dhe të bashkëkombësve”, ka shkruar botuesi Berat Armagedoni. 

Shënime për autorin

Izet Abdyli lindi më 26.02.1961. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, Gjimnazin në Gllogoc, Fakultetin Juridik në Prishtinë, studimet pasuniversitare në  Fakultetin Filozofik në Prishtinë, në të cilin mori titullin Master i Arkivistikës. Është fitues i dhjetëra shpërblimeve në konkurse letrare. Është paraqitur në shumë antologji të poezisë. Shkruan poezi, prozë dhe shkrime publicistike. Nga viti 2014 kryetar i Asociacionit të Letrarëve dhe Artistëve Art Club “Rifat Kukaj” Drenas.

Krijimtaria letrare dhe publicistike:

  1. Fjalë zemre, poezi, botues autori, 1995
  2. Prelud poetik poezi, Pena, 1997
  3. Kur vjeshta shkund pikëllimin, Rozafa, 2005
  4. Ne mes jetës dhe vdekjes – fletëza ditari lufte, publicistikë, Rozafa, 2008
  5. Zogu i dritës, poezi për fëmijë, Ars Club Beqir Musliu, 2012
  6. Ata që panë vdekjen me sy, publicistikë, Olymp, 2014
  7. Farfuri dashurie, poezi, Olymp, 2015
  8. Magjia e artit dhe fjalës, vështrime dhe recensione, Art Club Rifat Kukaj, 2016
  9. Lirinë dikush po e vret, Art Club Rifat Kukaj, 2017
  10. Gri, poezi, Art Club Rifat Kukaj, 2018
  11. Fundi i perandorëve, poezi, Art Club Rifat Kukaj, 2018
  12. Biblioteka, arkivi dhe trashëgimia kulturore, Art Club Rifat Kukaj, 2019
  13. Siari, poezi për fëmijë, Art Club Rifat Kukaj, 2020
  14. Rituale të paturpshme, poezi, Art Club Rifat Kukaj, 2021
  15. Shprush kujtimet, poezi, Art Club Rifat Kukaj, 2021
  16. Leksikoni i shkrimtarëve të Drenicës, Art Club Rifat Kukaj, 2022
  17. Udhëpërshkrime, rrëfime, tregime, Armagedoni, 2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Christopher Nkunku do të jetë lojtar i Chelseat në verë.…