Izet Demaj shpallet zyrtarisht ‘Hero i Kosovës’ nga presidenti Thaçi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës” për policin Izet Demaj, i cili ka rënë në krye të detyrës në dhjetor të vitit të kaluar në Istog.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke u bazuar në nenin 84 (28) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 6 të Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, gjithashtu në nenin 6 të Ligjit nr. 04/L-070 për Dhënien e Dekoratave dhe në Rregulloren (P) nr. 04/2016, për policin e rënë heroikisht në krye të detyrës dhe në mbrojtje të qytetarëve, Izet Demaj, ka ndarë urdhrin ‘Hero i Kosovës’.
Urdhri ‘Hero i Kosovës’ u jepet personave që kanë bërë vepra trimërie dhe sakrifice, si dhe që kanë dëshmuar veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë lufte apo paqeje. Vendimi, certifikata dhe urdhri ‘Hero i Kosovës’ do t’i dorëzohen familjes Demaj”, është thënë në njoftimin e Zyrës së Presidencës së Kosovës.
/Epoka e re/