Izet Mexhiti: Ndryshimin s’ka kush e ndal

24 prill 2025 | 21:28

Në një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë, lideri i koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka dhënë një deklaratë ku distancohet nga retorikat viktimizuese dhe nga tendenca për t’ia hedhur përgjegjësitë të tjerëve.

“Viktimizimi kurrë nuk ka qenë virtyt i popujve të mëdhenj, as i prirësve të lavdishëm”, shprehet ai, duke vënë theksin në nevojën për përgjegjësi personale dhe politike.

Mexhiti e bën të qartë se fajësimi i të tjerëve për dështime apo zgjedhje të gabuara është shenjë e mungesës së lidershipit të vërtetë.

Në një kohë kur vendi përballet me sfida të mëdha politike dhe sociale, lideri i VLEN-it thekson se qytetarët kanë nevojë për siguri, qëndrueshmëri dhe udhëheqës të besueshëm. “Populli kërkon liderë tek të cilët mund të mbështetet”, deklaron ai.

Duke folur për frymën e ndryshimit që ka kapluar vendin, Mexhiti nënvizon se ky proces është i pandalshëm, sepse buron nga vullneti i vetë qytetarëve. “Ndryshimin s’ka kush e ndal, sepse atë e ka kërkuar populli”, thotë ai me bindje.

Në fund, ai e përmbyll mesazhin me një thirrje për unitet moral dhe politik: “Populli meriton besnikëri, meriton dinjitet, meriton proceset që i kemi nisur t’i çojmë para me guxim. Detyrimi ynë moral e politik është një dhe i vetëm e ai është populli! Rrini rahat!”

Postimi i plotë i tij:

Viktimizimi kurrë nuk ka qenë virtyt i popujve të mëdhej, as i prirësve të lavdishëm.

Fajësimi i tjetrit për zgjedhjet personale nuk e ka bërë asnjë politikan as burrështetas as vizionar. Populli kërkon siguri dhe qëndrueshmëri, dhe liderë tek të cilët mund të mbështetet.

Ndryshimin s’ka kush e ndal, sepse ate e ka kërkuar populli. E populli meriton besnikëri, meriton dinjitet, meriton proceset që i kemi nisur t’i çojmë para me guxim. Detyrimi ynë moral e politik është një dhe i vetëm, e ai është populli!

Rrini rahat!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” i ka drejtuar një letër…