Izetbegoviqi përmend luftën: Nëse njerëzit duan të jetojnë, duhet të jenë gati të vdesin
27 tetor 2021
| 11:28
Kreu i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) në Bosnjë e Hercegovinë, Bakir Izetbegoviq, ka folur sërish për mundësinë e luftës.
Izetbegoviqi, ndonëse ka thënë se është i mendimit se s’do të ketë luftë, por ka shtuar se është gati nëse do të ketë.
“Nëse njerëzit duan të jetojnë, ata duhet të jenë gati të vdesin, nëse duan paqe, duhet të jenë gati për luftë”, ka thënë Izetbegoviqi.
Edhe më herët, Izetbegoviqi e ka lënë të hapur mundësinë e një lufte të re në Ballkan, kur kishin dalë “non-papers” nga Sllovenia në të cilat flitej për ridefinim të kufijve në Ballkan, që përfshinte ndarjen e Bosnjës.