Izmaku e vetmja kandidate për deputete e PDK-së nga Vushtrria
Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, ka vendosur që për herë të katërt të garaoj për deputete nga radhët e kësaj partie.
Izmaku ka bërë me dije se është e vetmja kandidate për deputete e PDK-së nga Komuna e Vushtrrisë.
“Jam e vetmja vushtrriase që garon për të katërtin mandat dhe poashtu e vetmja kandidate femër për deputete në qytetin tim”, ka shkruar Izmaku në llogarinë e vet në “Facebook”.
Izmaku në listën e PDK-së mban numrin 51.
Postimi i plotë i Izmakut:
Të nderuar miq dhe dashamirë, votues të mi për tri mandate dhe ju që votoni për herë të parë.
Të dashur prindër të mi, vajza ime dhe ju familjarë që ishit përkrah meje gjithmonë.
Shumë e respektuar popullatë e Republikës së Kosovës.
Së pari dua të ju falenderoj të gjithëve që më besuat, përfaqësimin tuaj për tre mandate rresht në Kuvendin e Kosovës. Besimi juaj më ka bërë të ndihem shumë e privilegjuar dhe në të njejtën kohë më ka bërë të ndjej barrën e madhe që kisha marrë mbi supe.
Të përfaqësosh vullnetin e atyre që ta besojnë nuk është aspak e lehtë, këto vite ishin me plotë sfida, vështirësi, vendime të rëndësishme, përkrahje dhe shume plane te nisura ne Kuvend!
Do t’i cilësoj gjithmonë si vitet më të mira të karrierës sime dhe do të jem gjithmonë falenderuese ndaj atyre që më besuan.
Tashmë dekada e re po fillon, vendime të rëndësishme që duhet marrë dhe kurorëzime të projekteve të kaluara na presin.
Partia Demokratike e Kosovës është partia e cila vite me radhë ka fituar besimin e qytetarëve dhe jam e bindur që në këto zgjedhje, në krye me Kadri Veselin do të shënojmë fitoren më bindëse në historinë e partisë.
Me kryeministër Kadri Veselin, Kosova do të bëjë hapa të mëdhenjë drejt rrugëtimit tonë europian.
Jam shumë e lumtur të ju njoftoj që edhe këto zgjedhje, unë, Xhevahire Izmaku do të jem kandidate për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Jam e vetmja vushtrriase që garon për të katërtin mandat dhe poashtu e vetmja kandidate femër për deputete në qytetin tim.
Do të vazhdoj të punoj shumë për heronjtë e popullit tim e me theks të veçantë për familjet e dëshmorève, gratë dhe vajzat, mjekët, mësuesit, studentët, zjarrëfikësit, policët, pensionistët, minatorët, punëtorët në sektorin privat dhe te drejtat e tyre!
Jam e bindur që do të na e besoni udhëheqjen e vendit sepse Kosova ka nevojë per lidershipin e PDK-së, e sidomos në këtë kohë kur Kosovës më shumë se kurrë i duhen njerëz me përvojë e fuqi besimi si eshte lideri Kadri Veseli!
Dekada e re është adresa e të rinjëve me të cilët do të punojmë së bashku për një të tashme sa më të mirë dhe për një të ardhme të garantuar.
Me fat!
/Epoka e re/