Izmaku: Fermerët do të trajtohen dinjitetshëm nga Qeveria Veseli
01 tetor 2019
| 14:02
Kandidatja për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhevahire Izmaku, ka vizituar fermën e Arton Salihut, në kuadër të fushatës elektorale të 6 tetorit,
Izmaku është zotuar se fermerët do të trajtohen dinjitetshëm gjatë mandatit të Kadri Veseli si kryeministër i ardhshëm i Kosovës.
“Kafen e mëngjesit e pimë së bashku në fermën e Arton Salihut. E vërejta në secilën fjalë të tyre dashurinë dhe përkushtimin për profesionin dhe atdheun e tyre. Këta fermerë do të trajtohen dinjitetshëm vetëm gjatë mandatit të liderit Kadri Veseli! Shumë e lumtur që kam marrë besimin e tyre për planin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe për kandidaturën time për deputete”, ka shkruar Izmaku në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/