Izmaku, Haradinajt e Limajt: Merruni me sektorin privat
05 janar 2018
| 15:41
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhevahire Izmaku, ka thënë se më mirë do të ishte që kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendësi i tij, Fatmir Limaj të merren me çështjen e punëtorëve në sektorin privat se sa me universitete dhe Akademi të Shkencave.
Ky reagim i Izmakut ka ardhur pas një letre të një punëtori në sektorin privat, i cili i është drejtuar asaj.
“Ftesë publike kryeministrit, pasi jemi në pushim dhe s’mundem t’i adresohem Kuvendit!
Letra si kjo me drejtohen çdo ditë nga punëtorë në sektorin privat! Më mirë kish qenë kryeministri dhe zëvendëskryeministri mu marrë me këtë çështje se sa me sektor që nuk janë në kompetencën e tyre si p.sh Universitetet Akademia.. Ku jeni inspektorati i punës ..apo ju kanë blerë edhe juve këto ‘Kompani të forcës..’”, ka shkruar Izmaku në llogarinë e vet në “Facebook”, duke ia bashkangjitur edhe një letër të një punëtori në sektorin privat.