Izmaku kandidon për deputete në listën e NISMA’s, Limaj: Mundësi e shkëlqyer për të vazhduar punën e saj në shërbim të qytetarëve
14 nëntor 2024
| 20:35
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka prezentuar si kandidate për deputete Xhevahire Izmakun, ish-deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.
Në postimin informues për kandidimin e Izmakut, kryetari Limaj tha se “kandidatura e Xhevahire Izmakut për deputet është një mundësi e shkëlqyer për të vazhduar punën e saj të vyer në shërbim të qytetarëve dhe të Kosovës, me përvojën, dedikimin dhe vizionin e saj, Xhevahirja është një kandidate e shkëlqyer për të përfaqësuar interesat e qytetarëve dhe për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të vendit tonë”.
Postimi i plotë: