Izmaku: Posta e Kosovës nuk e ka pasur përkrahjen institucionale

08 qershor 2018 | 18:37

Deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, ajo ka thënë se punëtorët e Postës së Kosovës ka disa muaj që nuk janë duke i marrë me kohë pagat e tyre.

Ajo ka thënë se kjo po ndodh edhe për shkak të mungesës institucionale. “Qindra punëtorë dhe postierë nuk janë duke arritur ta marrin pagën si krejt sektori publik, por me vonesa deri në mesin e muajit për shkak te problemeve financiare që janë grumbulluar edhe nga mungesa e përkrahjes institucionale”, ka thënë Izmaku.

Izmaku ka thënë se Posta e Kosovës me vite të tera nuk e ka përkrahjen e institucioneve. Në këtë kontekst, ajo ka thënë se menaxhmenti i Postës në mënyrë zyrtare ka njoftuar deputetët për kërkesat dhe orientimet strategjike për tejkalimin e gjendje në këtë ndërmarrje.

Ajo ka thënë se me Ligji postar Ministria e Zhvillimit Ekonomik e ka pasur për obligim t’i mbulojë humbjet në Postën e Kosovës.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj është paraqitur në interpelancën në lidhje me…