Izmaku: Punësimi i rinisë, synim i Dekadës së Re
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Xhevahire Izmaku, ka thënë se synimi kryesor i kësaj partie është punësimi i të rinjve.
Izmaku ka thënë se me Kadri Veselin kryeministër, të rinjtë do të jenë pjesë e ekzekutivit.
“Dekada e Re ka synim kryesor përmirësimin e kushteve për zhvillimin dhe punësimin e rinisë sonë.
Në një qeveri që udhëheqet nga lideri Kadri Veseli, të rinjtë do të arrijnë që të aftësohen profesionalisht dhe të ushtrojnë po atë profesion në Kosovë. Gjithashtu këta të rinj do të kenë mundësinë e studimit jashtë vendit sikur çdo i ri i Evropës. Në një qeveri që drejtohet nga lideri Kadri Veseli këta të rinj do të jenë pjesë edhe e ekzekutivit.
Për një të tashme sa më të mirë dhe një të ardhme të garantuar! #DekadaeRe #KadriVeseliKryeministër #112 #51”, ka shkruar Izmaku në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/