Izmaku: Seanca për rastin e të miturës nga Drenasi do të duhej të mbahej e mbyllur
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku është shprehur kundër mbajtjes së seancës për rastin e vajzës nga Drenasi, me të cilën dyshohet të kenë abuzuar seksualisht një mësues dhe një polic.
Sipas saj, kjo seancë parlamentare është e ngutshme, dhe e njëjta do të duhej të ishte e mbyllur për publikun.
Izmaku ka thënë se nëse dëshirojnë që të zgjidhin problemet, atëherë ato duhet adresuar në komisione, duke i ftuar njerëzit kompetentë në raportim.
Ajo është shprehur kundër faktit, që rasti i vajzës së mitur është shpërndarë në opinionin e gjerë publik.
Izmaku ka thënë se këtu bëhet fjale për raste dhe jo fenomen, meqë sipas saj, derisa ndodh krejt kjo tronditje popullore atëherë nënkuptohet që populli nuk i mësuar me raste të tilla./KosovaPress/