Izmaku: Thaçi, personi i duhur për ta drejtuar dialogun

30 korrik 2018 | 19:45

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhevahire Izmaku, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi e ka legjitimitetin më të madh në vend për ta drejtuar dialogun me Serbinë.

Izmaku gjatë debatit parlamentar për dialogun, ka thënë se Thaçi në zgjedhjet e kaluara ka marrë mbi 170 mijë vota të qytetarëve dhe si i tillë është lider i pakontestuar.

Ajo ka thënë se në bazë të Kushtetutës, Thaçit i lejohet ta përfaqësoj vendin brenda dhe jashtë.

Izmaku ka thënë se edhe në sondazhet e realizuar se fundi del se Thaçi është personi me besimin më të madh në vend.

Ajo ju ka bërë thirrje partive politike parlamentare që të gjejnë gjuhën e përbashkët për një platformë për dialogut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat…