Izmaku viziton zyrën e veteranëve të UÇK-së në Vushtrri
24 shtator 2019
| 18:53
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Xhevahire Izmaku, ka vizituar Zyrën e Organizatës së veteranëve të UÇK-së në Vushtrri.
Ajo ka thënë se me kryetarin e kësaj organizate, Muhamet Aliu, ka biseduar për rregullativën ligjore për këtë kategori.
“Isha e nderuar të jem e pranishme në Zyrën e Organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së në Vushtrri, ku u prita nga Kryesia dhe kryetari Muhamet Aliu! Së bashku ndamë idetë për mënyrat e bashkepunimit në projekte që përmirësojnë, rregullativën ligjore për këtë kategori! Përherë respekt për kontributin e tyre në luftën për çlirim e pavarësi!”, ka shkruar Izmaku në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/