Izmi Zeka: 35 vjet nga lufta titanike e dy guerilëve të Anamoravës në Prishtinë
11 janar 2019
| 19:32
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e PDK-së, Izmi Zeka, ka kujtuar në 35-vjetorin e rënies Rexhep Malën e Nuhi Berishën.
Ai ka thënë se Rexha e Nuhiu ishin binomi i rezistencës luftarake në kohën kur aparati shtëror serb dukej i pathyeshëm.
“35 vjet nga lufta titanike e dy guerilëve të Anamoravës në Prishtinë. Ata ranë për të kaluar në përjetësi. Rexha e Nuhiu, binomi i rezistencës luftarake në kohën kur aparati shtëror serb dukej i pathyeshëm. Ata thyen mitin e krijuar që mund të sfidohet kur lufta merr organzmin e duhur. Sot prehen të qetë në shtatore duke i bërë roje shtetit të Kosovës!”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/100001615831900/posts/2246844552046051/