Izmi Zeka: Kamenica, shembull i mobilizimit që PDK-ja të dalë fituese në zgjedhjet e 6 tetorit
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Izmi Zeka, ka bashkëbiseduar me qytetarët dhe anëtarët e PDK-së në Koretinë.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Dega e PDK-së në Kamenicë është shembull i mobilizimit për të dalë fitues në zgjedhjet e 6 tetorit.
“Biseduam se si do të dalim fitues dhe qeveria e ardhshme e Kosovës do të udhëhiqet nga PDK-ja”, ka shkruar Zeka.
Postimi i plotë i tij:
Takimet e sotme i përmbylla me bashkëbisedimin me qytetarët dhe anëtarët e PDK-së në Koretinë. Biseduam se si do të dalim fitues dhe qeveria e ardhshme e Kosovës do të udhëhiqet nga PDK.
Dega e PDK-së në Kamenicë është shembull i mobilizimit për të dalë fitues në zgjedhjet e 6 tetorit. PDK ka programin më të mirë të qeverisjes për rritjen ekonomike të balancuar, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, nga e cila do të përfitojnë të gjithë qytetarët e vendit kudo që banojnë. PDK është forca që gëzon besimin më të madh tek qytetarët dhe kjo do të dëshmohet edhe në këto zgjedhje. PDK ndërton të ardhmen për ty dhe shtetin!
#PDK112
#IzmiZeka47