Izmi Zeka: Mos i harroni vajzat çlirimtare!
02 shkurt 2019
| 09:25
“Një vajzë e harruar e cila para 29 vite kishte rënë në mbrojtje të dinjitetit shqiptar. Ylfete Humolli kishte qenë shembulli se si punohet dhe vdiset per atëdhe”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka.
“E kujtoj atë kohë kur rënja e saj nga plumbat serb ishte bërë frymëzim për të gjithë për luftën për liri. Andaj sot kjo dëshmore meriton të jetë e përkujtuar por asesi e harruar. Ne punuam me emrin e saj, sakrificën e saj dhe ishte shembulli që duhej të ndiqmi të gjithë në luftën per shtet të lirë dhe sovran”, ka shkruar Zeka.