Izmi Zeka: Reshat Ymeri i dha kuptim lirisë së shumë pritur
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka kujtuar në 29-vjetorin e rënies Reshat Ymerin, i cili në vitin 1990 u printe demonstratave në Gjilan.
“29 vjet pa djaloshin i cili në vitin 1990 u printe demonstratave në Gjilan. Aty Gjilani kërkonte në plot kuptimin e fjalës liri dhe të drejtat njerëzore. Reshat Ymeri apo dëshmori i sotëm i dha kuptim lirisë së shumë pritur.
“Ishte i ri, po kush tjetër do të ngrihej në demonstrata ndaj regjimit të eger serb pos tyre. Më shumë se gjithkush tjetër rinia e ndjen dhimbjen, pushtimin me një fjal ajo se duron shtypjen. Reshati sot bënë roje në varrezat e dëshmorëve në Gjilan ku iu bashkangjit një plejade të tërë dëshmorësh që dhanë jetën për atdhe”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”.
Sipas Zekës, asnjëherë nuk do të harrohet varrimi i tij, ku rruget e Gjilanit ishin të mbushura me njerëz për të përcjell kufomën e tij deri në varreza.
“Ishin bërë bashkë të gjithë pa dallim. Këtë e bëri Reshati edhe i rënë në ballë të rinisë djaloshare”, ka shkruar Zeka.