Izmi Zeka ua shpërndan librin e tij më të ri miqve dhe zyrtarëve të MPB-së
24 tetor 2018
| 16:55
Historiani gjilanas, Izmi Zeka, aktualisht zëvendësministër i Punëve të Brendshme, ka botuar librin më të ri në skenën publike të Kosovës dhe për lexuesit, me titull “EPOKA DEMÇIANE dhe shkrime të tjera”.
Ky libër do të promovohet më 27 tetor, në orë 12:00, në hotelin “Kristal”, në kuadër të edicionit të nëntë të manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”.
Para se ta promovojë librin “EPOKA DEMÇIANE dhe shkrime të tjera”, Zeka ua ka dhuruar këtë libër disa miqve, duke përfshirë edhe disa zyrtarëve të MPB-së.
/Epoka e re/