Izmi Zeka: Veteranët e UÇK-së meritojnë kujdesin e shtetit

23 gusht 2018 | 16:57

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme (MPB), Izmi Zeka, ka thënë se veteranët e UÇK-së meritojnë kujdesinë e shtetit të  Kosovës.

Zeka ka thënë se pa kontributin e tyre shteti i Kosovës as që do të ekzistonte.

“Veteranët meritojnë kujdesin e shtetit. Pa ta shteti nuk do të ekzistonte. Por shoqëria jonë nuk bën të armiqësohet për shkak te listave, sado të padrejta qofshin. Janë organet profesionale kompetente ato që i zgjidhin çështjet kontestuese që kanë të bëjnë me listat. Jemi në fazën e shtetit në zhvillim prandaj edhe ballafaqimi me gjëra të cilat nuk i duhen Kosovës paraqet nonsens të llojit të vet. Por edhe të paraqitet me kaq zhurmë një çështje e cila ka karakter institucional dhe po merren institucionet e shtetit është e padrejtë. Ballafaqimi i tanishëm jo vetëm me listat e veteranëve paraqet hapin e pjekurisë shtetërore të Kosovës”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2040631252667383&set=a.225401497523710&type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tymi nga zjarri që po mbush qiellin në qytetet perëndimore…