
Izmiri vërshohet nga deti pas tërmetit
30 tetor 2020
| 15:07
Tërmeti i rënë paka para orës 13:00 në brigjet e Turqisë ka shkaktuar dëmë të mëdha në ndërtesa, ndërsa disa raportohet se janë rrëzuar.
Për momentin është herët për të raportuar për viktima apo të lënduar, ndërsa ministri i brendshëm Suleyman Soylu deklaroi se deri tani raportohen 6 godina të shembura.
Ndërkohë, pas tërmetit një valë uji është përplasur në brigjet e Izmirit duke shkaktuar një cunam të vogël.
Ndërkohë, sipas mediave italiane kanë dhënë alarmin për cunam në Mesdhe.