Izolohet ekipi i Kosovës në xhudo

16 mars 2020 | 20:25

Ekipi olimpik i Kosovës në xhudo prej të hënës është në karantinë. Këtë e ka bërë të ditur trajneri Driton Kuka për sajtin zyrtar të KOK-ut.

Xhudistët dhe trajneri Kuka janë izoluar në sallën e xhudos së klubit Ippon në Pejë.

“Prej sot ekipi olimpik është në karantinë, që do të thotë se do të izolohet dhe do të shmang kontaktin me njerëz tjerë. Do të jenë dhjetë persona që do të qëndrojnë, ushqehen e stërvitin së bashku deri në një moment tjetër. Të gjithë do të jenë në karantinë te salla ku stërvitim”, ka theksuar Kuka. Ai pret që Lojërat Olimpike “Tokio 2020” të shtyhen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sebastain Vettel ka filluar të bëjë plane se çfarë do…