Izolohet Kapitoli në SHBA, një makinë përplas dy oficerë

02 prill 2021 | 21:05

Dy oficerë të Policisë së Kapitolit në SHBA thuhet se janë goditur nga një makinë këtë të premte.

Ndërkohë godina e Kapitolit është  izoluar ndërsa e kanë rrethuar forca të shumta policie. Këta të fundit kanë hapur zjarr ndaj dy personave të dyshuar.

Deri më tani raportohet se dy oficerët e policisë që janë plagosur janë në gjendje kritike për jetën.

Policia e Kapitolit të SHBA (USCP) tha në një cicërimë në Twitter, pak para 13:30 me orën lokale  se ata janë “duke iu përgjigjur pikës së hyrjes së automjeteve në Barrikadën e Veriut përgjatë Rrugës së Pavarësisë pas raporteve që dikush përplasi një automjet në dy oficerë të USCP”.

Ndërkohë sipas autoriteteve një i dyshuar është arritur të arrestohet, ndërsa oficerët e plagosur janë dërguar në spital.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora…