Izolohet shefi i OKB-së
08 dhjetor 2021
| 09:49
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka qenë në kontakt me një zyrtar të OKB-së me COVID-pozitiv dhe është në izolim në shtëpi si masë paraprake.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i selisë së OKB-së.
Guterres nuk ka simptoma dhe tashmë i është nënshtruar një tamponi që doli negativ.
Si masë paraprake, Guterres anuloi personalisht angazhimet e radhës deri në testin tjetër të enjten. Zëdhënësi i tij njoftoi se sekretari i përgjithshëm ka marrë së fundmi dozën e tretë të vaksinës.