Izrael, nxënësit rikthehen në shkolla pas 50 ditëve në shtëpi
03 maj 2020
| 14:43
Nxënësit e klasave të para, të dyta dhe të treta në Izrael u rikthyen sot në shkolla, pas 50 ditësh në shtëpi, për shkak të masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Gjithashtu nxënësit në dy vitet e fundit të shkollës së mesme u rikthyen në shkollë, për t’u përgatitur për provimet përfundimtare.
E diela është dita e parë e javës në Izrael.
Pas vendosjes së kufizimeve gjithëpërfshirëse në mes të marsit, Izraeli gradualisht po i lehtëson ato. Javën e kaluar u lejua hapja e shumë dyqaneve, por jo e qendrave tregtare.
Kushdo që kapet në rrugë pa maskë rrezikon një gjobë prej 200 siklash izraelite (56 dollarë amerikanë).