Izrael, sulmohet me granatë shtëpia e ish-lojtarit të Liverpoolit

09 prill 2025 | 15:18

Shtëpia e familjes së ish-sulmuesit të Liverpoolit, Yossi Benayoun në Izrael u sulmua me granatë, sipas mediave britanike.

Një granatë u hodh në derën e shtëpisë së tij gjatë fundjavës, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Ish-futbollisti i njohur, 44-vjeçar, beson se sulmi ishte një rast i identitetit të gabuar.

Policia po e heton ngjarjen, duke e trajtuar si një akt kriminal dhe jo si një sulm terrorist.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka ngritur shqetësimin…