Izraeli, 145 sulme në Liban gjatë 24 orëve të fundit
17 nëntor 2024
| 08:53
Qeveria libaneze ka publikuar një raport që tregon shkallën dhe intensitetin e sulmeve të Izraelit ndaj vendit.
Raporti i Ministrit të Mjedisit, Nasser Yassin thotë se ka pasur 145 sulme izraelite në të gjithë vendin në 24 orët e fundit.
Shumica e tyre ishin në Nabatieh dhe Libanin e Jugut, përkatësisht nga 55 deri në 73 bastisje, shkruan Aljazeera.
Raporti thotë se ka pasur gjithsej 13 mijë e 222 sulme që nga fillimi i agresionit.