Izraeli bombardon bazat e Hezbollahut në Liban
Ndonëse Irani, Hezbollahu dhe rebelët houthi kanë paralajmëruar një kundërofensivë ndaj Izraelit pas vrasjes së liderit të Hamasit, Haniyeh, duket se ky i fundit është mësuar me kërcënime të ngjashme dhe vijon me objektivat e tij.
Nga raportimet mësohet të ushtria izraelite ka sulmuar në orët e para të mëngjesit dy baza të Hezbollahut brenda Libanit, me avionët luftarakë që kanë hedhur disa bomba mbi to.
Baza e parë ishte vendosur në fshatin Yaroun dhe sipas autoriteteve izraelite, në momentin e sulmit, brenda saj ndodheshin shumë terroristë që po stërviteshin.
Po ashtu, mësohet se një sulm i ngjashëm është regjistruar dhe në një godinë tjetër të përdorur nga grupimi terrorist në Kharkela.
Ndërkohë komuniteti ndërkombëtar mbetet me frymën pezull në pritje të hakmarrjes iraniane kundër Izraelit. Regjimi i ajatollahëve u ka komunikuar ambasadorëve të huaj synimin e tij për të goditur shtetin hebre dhe ka nisur manovrat përgatitore, duke lëvizur raketat, por në të njëjtën kohë duket se do ende kohë.
Për Hassan Nasrallah kjo është një strategji e saktë: “Pritja është pjesë e dënimit”, paralajmëroi lideri i Hezbollahut, duke premtuar një sulm nga i gjithë boshti shiit, duke përfshirë edhe Huthit. Një njoftim i paraprirë nga luftëtarët izraelitë që fluturonin mbi Bejrut, në lartësi të ulët, si një akt sfide dhe pas një dite tjetër shkëmbimi zjarri midis IDF dhe milicive libaneze, të cilët vendosën gjithashtu drone Shahed.