Izraeli bombardon Libanin, numri i viktimave shkon në 569
Izraeli bombardoi sërish objektivat e militantëve të Hezbollahut në Liban të martën, ndërsa numri i të vdekurve nga sulmet ajrore që prej së hënës arriti në 569 dhe numri i të plagosurve në 1,835 vetë.
Ndërkohë, sipas zëvendës Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, Jon Finer, zyrtarët e administratës së Presidentit Biden janë të angazhuar në bisedime me aleatët për të ndihmuar në shtensionimin ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut.
“Po punojmë në kohë reale këtu në Nju Jork dhe nëpër kryeqytetet e botës”, deklaroi zoti Finer. “Nuk mund t’i bëjmë publike të gjitha detajet e këtyre bisedimeve të ndjeshme, por duam që konflikti të mos përshkallëzohet”.
Zoti Finer iu shmang pyetjeve nëse luftimet tashmë janë shndërruar në luftë të hapur me Libanin, për të cilën Shtetet e Bashkuara i bën trysni që ta shmangte ndërkohë që vazhdon konfliktin njëvjeçar në Gazë. Por ai tha se një “luftë e madhe, një luftë më e gjerë” nuk është në interesin e Izraelit e as të Libanit.