Izraeli dhe Maroku pajtohen t’i normalizojnë marrëdhëniet

10 dhjetor 2020 | 20:55

Izraeli dhe Maroku janë pajtuar këtë të enjte që t’i normalizojnë marrëdhëniet, e cila u ndërmjetësua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo është shteti i katërt arab me të cilin Izraeli ka vendosur ta lë anash armiqësinë, në më pak se katër muaj, shkruan AlJazeera, transmeton “Klan Kosova”.

Pjesë e kësaj marrëveshje është përfshi edhe njohja e sovranitetit të Marokos nga ana e SHBA-së, mbi Saharanë Perëndimore.

Izraeli paraprakisht ka normalizuar marrëdhëniet edhe me Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrainin dhe Sudanin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka  thënë se ka “mundësi të…